Të hënën në mesditë në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës, është hedhur shorti për rrethin e dytë të Kupës së Kosovës në futboll.
Ndeshjet e këtij raundi do të luhen të mërkurën dhe të enjten prej orës 12:30.
Fituesit e sigurojnë kalimin në rrethin e tretë.
Fituesi i Kupës në këtë vit, Llapi, do të përballet me Kikën.
Orari dhe çiftet e rrethit të dytë të Kupës:
E mërkurë
Ramiz Sadiku – Vushtrria
Feronikeli – Fushë Kosova
A&N – Gjilani
Drenica – Vllaznia P
Besa – Prishtina
Malisheva – Istogu
Flamurtari – Ferizaj
Ulpiana – Vëllaznimi
KEK-u – Trepça
Rahoveci – Ballkani
Trepça’89 – 2 Korriku
Llapi – Kika
Prizreni – Onix
E enjte
Drita – Drenasi
Liria – Dukagjini
Arbëria – Vitia