Ndihmëstrajneri i Ulpianës, Visar Bardhi, është shprehur i lumtur me fitoren e arritur ndaj Gjilanit.
Për Ulpianën, sipas Bardhit, kjo fitore do të jetë motivim shtesë për të vazhduar me rezultate pozitive.
“Ne e kemi ditur që do të triumfojmë në Gjilan, pas të gjitha ndeshjeve të bukura por që nuk e kemi pasur fatin. Në Gjilan kemi dhënë maksimumin dhe arritëm fitoren. Çdo ndeshje jemi të motivuar, por tani do të jemi edhe më të motivuar pas kësaj ndeshje”, deklaroi Bardhi.