Ndeshjet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës në futboll do të zhvillohen të mërkurën nga ora 13:30.
Në këtë rreth do të marrin pjesë skuadrat e Ligës së Dytë të Kosovës dhe me një ndeshje do të vendosën fituesit, shkruan Koha Ditore. Pra nuk do të ketë ndeshje kthyese.
Shorti i tërhequr të hënën në Federatën e Futbollit të Kosovës ka caktuar këto çifte: Dardania - Istogu, Xërxa - Përparimi, Deçani - Sharri, Çeliku - Ulpiana, Ujvara Malishevë - Dardania, Leshani - Dukagjini (N), Ratkoci - Besa (I), Rinia - Drenoci, Galaksia - Luftëtari, Rilindja e Kosovës - Behari, Dushkaja - Lepenci, Lugu i Baranit - Tefik Çanga, Vjosa - Minatori, Arbëria - Gryka, Bashkimi (Gj) - Vëllazëria dhe Kastrioti - Dardanët.