Asnjë gol nuk është shënuar në pjesët e para të tri ndeshjeve në Superligën e Kosovës.
Të shtunën në program për t’u zhvilluar janë duelet Ballkani – Drita, Drenica – Ulpiana dhe Malisheva – Llapi.
Raste shënimi pati në Suharekë, Drenicë e Malishevë, por asnjëra nga skuadrat nuk arriti t’i ndryshojë shifrat.
Në elitën e futbollit të Kosovës në këtë fundjavë po luhet xhiroja e 13-të.