Të hënën në ambientet në stadiumit “Fadil Vokrri”, është hedhur shorti për 1/8 e finales së Kupës së Kosovës në futboll. Dueli kryesor i kësaj faze do të zhvillohet ndërmjet fitueses së Kupës, Prishtinës dhe kampiones në fuqi, Dritës.
Këto skuadra në fillim të shkurtit do të luajnë edhe në ndeshjen e Superkupës së Kosovës e cila mund të zhvillohet në Turqi. Interesante pritet të jetë edhe ndeshja ndërmjet Llapit dhe finalistit të vitit të kaluar të Kupës, Ballkanit.
Në ndeshjet tjera, takohen, A&N – Flamurtari, Trepça ’89 – Ferizaj, Drenica – Ulpiana, Dukagjini – 2 Korriku, Istogu – Gjilani dhe Arbëria – Feronikeli. Ndeshjet e 1/8 së finales do të zhvillohen më 10 shkurt.