Sulmuesi i Newcastlet, Callum Wilson, është operuar në gjoks dhe mund të mungojë deri në fund të edicionit.
31-vjeçari anglez mori lëndim në fitoren 3:2 në Premier League ndaj Nottingham Forestit, të shtunën e kaluar.
Ai ka realizuar tetë gola në 22 ndeshje në të gjitha garat për Newcastlen në këtë edicion, por ka munguar në disa ndeshje për shkak të lëndimeve muskulore.
Newcastle, që është në vendin e shtatë në tabelë, do të luajë kundër Bournemouthit të shtunën.
Deri në fund të edicionit kanë mbetur edhe 14 ndeshje për t’u zhvilluar.
Wilson ishte pjesë e Anglisë që mposhti Skocinë në miqësoren e luajtur në muajin shtator.
Në muajin e ardhshëm, Anglia do të luajë miqësore me Brazilin dhe Belgjikën, para nisjes së Evropianit më 14 qershor.