Sulmuesi Sokol Kiqina prej sezonit të ri, do ta bartë fanellën e skuadrës së Llapit. Kiqina që sezonin e fundit ishte pjesë e Feronikelit, është prezantuar të enjten me Llapin.
Ai me Llapin ka firmosur kontratë deri në verën e vitit 2025.
"Sokol Kiqina hap një kapitull të ri në karrierën e tij duke u bërë pjesë e fituesit të Kupës së Kosovës, Llapit. 20 vjeçari ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare me ne dhe do t'i bashkohet ekipit në përgatitjet për garat evropiane të Conference League", thuhet në njoftimin e Llapit.