Koha sjell sukseset më të mëdha të xhudistes Majlinda Kelmendi gjatë karrierës së saj.
Majlinda ka njoftuar të hënën për fundin e karrierës së saj aktive.
Ajo për KTV-në bëri të ditur se “Tokio 2020” ishte gara e fundit e saj. Në Tokio, Majlinda u eliminua befasisht në rrethin e parë.
Gjatë karrierës Majlinda Kelmendi ka fituar çdo gjë që mund të fitohet, përfshirë të artën olimpike në Rio de Janeiro në vitin 2016, dy të arta botërore e një të bronztë, dhe tri të arta evropiane e një të bronztë.