Mesfushori Besmir Bojku është prezantuar si futbollist i klubit të futbollit Struga. Prezantimin e Bojkut e ka bërë të ditur të hënën klubi shqiptar që garon në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut.
Bojku së fundi luajti për skuadrën e Feronikelit. Ish-futbollisti i Shkëndijes së Tetovës vlerësohet përforcim i duhur për Strugën që do të paraqitet në Ligën e Konferencës në edicionin e ri.
Bojku është nga Veleshta e Strugës, ndërsa në të kaluarën ka luajtur edhe për gjeneratat e reja të Maqedonisë së Veriut.
