Sport

Statistikat interesante pas triumfit të Cityt në Premier League

Manchester City i Pep Guaridolas është shpallur kampion në Premier League për herë të tretë rresht të shtunën, pasi ndjekësi i parë, Arsenali u mposht nga Nottinghami dhe e ka të pamundur matematikisht ta arrijë me pikë.

Me këtë triumf, City ka hyrë në histori duke fituar tre herë rresht titullin dhe duke shënuar dominimin e plotë të Guardiolas në Angli, me trofeun e pestë në gjashtë sezone.

Por para Cityt tre herë titullin rresht e kanë fituar edhe katër skuadra. Siç shkruan “Opta”, në Premier League nga tre tituj rresht i kanë fituar në të kaluarën edhe Arsenali, Liverpooli, Manchester Unitedi dhe Huddersfield Towni.

Arsenali ka udhëhequr tabelën e Premier Leagues këtë sezon për 248 ditë, duke shënuar histori si ekipi më dominues që nuk triumfon në fund.

Që nga viti 1991 është hera e parë që stadiumi City Ground përcakton kampionin. Atë kohë, Nottinghami pati mposhtur Liverpoolin për t’ia siguruar Arsenalit titullin.