Sportistët nga Kosova kanë parakaluar të shtunën në ceremoninë hapëse të Lojërave Mesdhetare, që po mbahen në Oran të Algjerisë, shtet që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.
Ekipi i Kosovës përbëhet nga 39 sportistë që do të garojnë në 13 sporte të ndryshme. Flamurin e bartën mundësi, Egzon Shala dhe karateistja, Fortesa Orana.
Lojërat Mesdhetare nisin më 25 qershor dhe përfundojnë më 6 korrik.
Në Oran marrin pjesë 3.390 sportistë nga 26 shtete të Evropës, Afrikës dhe Azisë.
Kosovën e përfaqësojnë edhe 16 trajnerë e tre gjyqtarë. Kosova për herë të parë në Lojërat Mesdhetare u paraqit në Tarragona të Spanjës, në vitin 2018, ku garuan 40 sportistë të 12 sporteve të ndryshme.
Përbërja e Kosovës për Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”
Xhudo: Distria Krasniqi (-52 kg), Akil Gjakova (-73 kg), Loriana Kuka (-78 kg), Laura Fazliu (-63 kg), Flaka Loxha (-57 kg), Erza Muminoviq (-48 kg), Arbër Kullashi (-81 kg), Shpati Zekaj (-100 kg) - Trajnerë: Driton Kuka dhe Majlinda Kelmendi.
Boks: Bashkim Bajoku (-52 kg), Shpëtim Bajoku (-63 kg), Patriot Behrami (-69 kg), Lorent Murati (-57 kg) - Trajnerë: Besim Brahimi dhe Faton Xhakli.
Mundje: Egzon Shala (-125 kg), Alban Sopa (-74 kg) - Trajner: Sylejman Shala
Karate: Elhami Shabani (-75 kg), Fortesa Orana (+68 kg), Melos Gashi (-84 kg), Albulenë Gërvalla (-55 kg), Adelina Rama (-61 kg) - Trajnerë: Ylber Syla dhe Nazmi Gashi.
Atletikë: Muhamet Ramadani (hedhje e gjylës), Astrit Kryeziu (800 m.), Gresa Bakraqi (3000 m.), Alaudin Suma (hedhje e diskut) - Trajnerë: Shaban Ramadani dhe Bajram Duja.
Not: Alush Telaku (flutur: 100m., 200m., 50m), Vanesa Beka (delf. 100m., miks 200m., s.l. 400m., miks 400m., delf. 50m., s l. 800m.) - Trajner: Kujtim Kito.
Shigjetari: Hazir Asllani (70m. ind), Edi Dvorani (70m. ind), Valmir Gllareva (70m. ind) - Trajner: Fehmi Bylykbashi.
Shenjëtari Sportive: Nexhat Sahiti (10 m. pistoletë ajrore), Drilon Ibrahimi (10 m. pushkë ajrore) - Trajner: Fehmi Berisha.
Taekwondo: Arbër Azemi (-68 kg), Arbër Bajra (-80 kg) - Trajner: Nuhi Gashi.
Tenis: Vesa Gjinaj, Vullnet Tashi - Trajner: Jeton Hadërgjonaj.
Pingpong: Fatih Karabaxhaku, Kreshnik Mahmuti - Trajner: Dardan Imami.
Gjimnastikë: Elvis Çitaku, Valëza Rama - Trajner: Abeliana Bregu.
Badminton: Rinor Gllareva - Trajner: Lulëzim Haziri
Gjyqtarë: Latif Demolli (boks), Fatmir Salihaj (xhudo), Besart Vitia (karate)