Skuadra nga Serie A, SPAL ka shprehur interesim për mesfushorin shqiptar Pajtim Kasami.
Lajmi është bërë i ditur të enjten në ueb-faqen italiane "Tuttomercatoweb", përcjell Koha Ditore.
Mësohet se SPAL-i për Kasamin është i gatshëm të paguajë dëmshpërblim rreth 2.5 milionë euro.
Kasami para fillimit të këtij edicioni i është bashkuar Sionit dhe me ekipin zviceran ka kontratë deri në vitin 2020. Ai ka realizuar tre gola në kampionat, kurse karrierë ka bërë edhe tek Olympiacosi, Nottinghami, Bellinzona e Palermo.