Sot në Pejë është mbajtur gara “Judo for Peace”, gara e parë për xhudistët kosovarë që nga fillimi i pandemisë.
Në këtë garë morën pjesë të gjithë top-xhudistët e Kosovës me përjashtim të Majlinda Kelmendit. Akil Gjakova u shpall xhudisti më atraktiv.
Turneu filloi me një minut heshtje në nder të personave që humbën jetën në betejën me koronavirusin.
“Judo for Peace. Gara e parë prej fillimit të pandemisë! Të lumtur që përfundoj me sukses për të gjithë pjesëmarrësit. Garuesi më atraktiv u shpall Akil Gjakova me plot meritë?? Me një minutë heshtje nderuam të gjithë ata që humbën jetën në betejë me virusin tinzar. Në veçanti dy ish sportist të mëdhenj e miqtë tonë Isuf Cena e Flamur Shasha. Një respekt të veçantë mikut tonë Labo Çapo që ekipin e shtetit tonë amë e solli të plotë numerikisht dhe me garuesit më të mirë. Dhashtë Zoti nismë e mbarë për ekipin tonë drejt Lojërave Olimpike”, ka shkruar trajneri i Kosovës, Driton Kuka në Facebook.
