Sport

Smolov thyen rregullat, kthehet në Rusi

Sulmuesi i Celta Vigos, Fedor Smolov ka thyer rregullat e izolimit në Spanjë, duke u kthyer në vendlindje në Rusi në fundjavë.

Sipas gazetës spanjolle “Marca”, reprezentuesit të Rusisë i është refuzuar kërkesa që i kishte bërë klubit.

Celta Vigo ka mohuar se është në dijeni për largimin kundërthënës të Smolovit dhe se do të merret me këtë çështje kur ai të kthehet në Spanjë.

Smolov ka informuar Celtan se duhet të kthehet në Rusi për një çështje personale.

Në mënyrë për të ikur ndalesës së fluturimit, 30-vjeçari organizoi një aeroplan privat.

Ndërkohë në gazetën “The Guardian” është raportuar se Smolov është kthyer në Rusi për të festuar ditëlindjen e 18-të të dashurës Maria Yumasheva, që është mbesa e ish-presidentit të Rusisë, Boris Yeltsin.

Smolov është lojtari i dytë i Celta Vigos që ka thyer rregullat e izolimit, pasi që sulmuesi anësor Pione Sisto ishte kthyer në Danimarkë me veturë, pa marrë leje nga klubi.