Sport

Skuadrat e hendbollit i mësojnë kundërshtarët evropianë

hendboll

Fituesi i Kupës së Kosovës në hendboll, Kastrioti i Ferizajt, përballet me skuadër nga Bosnjë-Hercegovina në raundin e parë të Kupës së Evropës për hendbollistë.

Shorti i tërhequr të martën në Vjenë ka përcaktuar që Kastrioti të përballet me skuadrën Sloboda nga Tuzlla. Ndeshja e parë është më 14 apo 15 shtator në Ferizaj, ndërsa e kthimit një javë më pas në Bosnjë-Hercegovinë.

Plot gjashtë skuadra kosovare të hendbollit të martën i mësuan rivalët evropianë. Të gjitha paraqitetn në Kupën Evropiane, që është niveli i tretë i garave kontinentale për klube.

Kampioni në fuqi, Rahoveci, starton prej raundit të dytë, ndërsa përballet me skuadrën belge Bocholt. 

Ndërkohë skuadra pejane Besa Famgas luan me skuadrën çerek Mesto Lovosice, po ashtu në raundin e dytë të EHF European Cup për hendbollistë.

Ndeshjet e raundit të dytë zhvillohen gjatë tetorit.

Te hendbollistet, kampioni Istogu përballet me skuadrën greke Pylaia Thessaloniki. Ferizaj luan me Valladolidin e Spanjës, ndërsa Samadrexha me Colegio Gaian e Portugalisë.

Tri skuadrat kosovare startojnë prej raundit të dytë të Kupës Evropiane, ndërsa ndeshjet i kanë në tetor.