Qendërmbrojtësi i Prishtinës, Egzon Sinani, e ka shënuar golin e parë në edicionin e ri të Superligës së Kosovës në futboll.
Sinani në minutën e 34-t ka shënuar gol përballë Feronikelit ’74.
Ai realizoi me kokë nga afërsia. Skuadra nga Drenasi është pa një futbollist, pas largimit të Behar Maliqit.