Sulmuesi Marko Simonovski ka vazhduar kontratën me Dritën. Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e klubit nga Gjilani, të martën mbrëma.
Sulmuesi maqedonas me kontratën e re do të mbetet pjesë e Dritës edhe për një vit.
30-vjeçari edicionin e kaluar shënoi 15 gola në 28 paraqitje kampionale.
Ai është pjesë e Dritës që nga viti 2021, kur u transferua nga Feronikeli.