Sport

Shumë fjalime përshëndetëse në Kuvendin e FFK-së

Federata e Futbollit e Kosovës ka mbajtur të martën Kuvendin e Rregullt të Punës. Në Kuvend ka pasur fjalime të shumta përshëndetëse, por jo edhe debate. Pas fjalimit të kryetarit të FFK-së, Agim Ademi, kuvendarët i kanë përshëndetur Ibër Alaj i MKRS-së, Lorenzo Cavallari në emër të FIFA-s, Denis Bastari në emër të UEFA-s, Muhamed Sejdini në emër të Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut dhe Lutfi Nuri në emër të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Vetëm pas fjalimeve të shumta janë miratuar raporti i punës dhe raporti financiar. Raportet janë miratuar me vota unanime.

FFK-ja vjet kishte të hyra prej mbi 19 milionë euro, ndërsa për paga shpenzoi mbi 4 milionë euro.