Sport

Shtyhen tri ndeshje në Spanjë

La Liga

Foto: Associated Press

Ndeshja e Kupës së Mbretit ndërmjet Parla Escuelas dhe Valencias është shtyrë pas përmbytjeve në Spanjë. 

Kushtet e rënduara atmosferike dhe shiu i madh që ka rënë në qytetin Chiva për tetë orë rresht, kanë bërë që 62 njerëz ta humbin jetën. 

Ndeshja e Valencias kundër skuadrës së kategorisë së gjashtë të futbollit spanjoll duhej të zhvillohej të mërkurën në Parla, afro 25 kilometra larg kryeqytetit spanjoll Madridit. 

Ballafaqimi tani pritet të zhvillohet më 6 nëntor, në të njëjtin vend. 

Janë shtyrë edhe ndeshjet Pontevedra – Levante dhe Xerez – Ceuta. 

Në fundjavë në La Liga, Valencia duhet të jetë nikoqire e Real Madridit në stadiumin “Mestalla”.