Ndeshja e xhiros së 15-të në Superligën e Kosovës në futboll, ndërmjet Fushë Kosovës dhe Dukagjinit nuk ka nisur në orarin e caktuar.
Kjo përballje që do të luhet në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan është shtyrë derisa të pastrohet bora nga fusha.
Ndërkohë, dueli tjetër i së shtunës, ai ndërmjet Feronikelit ’74 dhe Lirisë, është shtyrë për shkak të borës së madhe në fushën e stadiumit “Rexhep Rexhepi” në Drenas.
Mbetet të shihet nëse dyja ndeshjet do të luhen sot, siç ishin paraparë në orar.