Sport

Shqipëria U17 mposhtet nga Polonia

Shqiperia-Polonia

Përfaqësuesja U17 e Shqipërisë ka pësuar disfatë nga Polonia në miqësoren e dytë të zhvilluar.

Të hënën, Shqipëria U17 në “Shtëpinë e Futbollit” në Tiranë u mposht nga Polonia me rezultatin e thellë 4:0. 

Jakub Kaczowka në minutën e 55-të realizoi për 1:0. Eryk Sledzinski për 2:0 shënoi në minutën e 78-të. Nëntë minuta më pas mbrojtësi Jakub Falkieëicz e shënoi golin e tretë. Sledzinski në minutën e 90-të e shënoi golin e dytë personal dhe të fundit në ndeshje. 

Miqësoren e parë që u zhvillua të premten, “Kuqezinjtë” triumfuan ndaj Polonisë me rezultatin 3:2.