Sport

Shqipëria starton me këtë përbërje kundër Polonisë

Janë publikuar përbërjet startuese për ndeshjen kualifikuese për Euro 2024 mes Shqipërisë e Polonisë që do të luhet sonte nga ora 20:45 në “Air-Albania” në Tiranë.

Shqipëria do të startojë në portë me Thomas Strakoshan, ndërsa në mbrojtje do ta ketë katërshen Elseid Hysaj, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti e Mario Mitaj. Në mesfushë do të jenë Ylber Ramadani, Kristian Asllani, Nedim Bajrami dhe Jasir Asani.

Ndërsa në sulm dyshja Sokol Çikalleshi e Myrto Uzuni.

Image