Sulmuesi Sokol Çikalleshi ka shënuar gol të bukur për të kaluar Shqipërinë në epërsi 1:0, në ndeshjen ndaj Bjellorusisë. Çikalleshi ka shënuar në minutën e 23-të të ndeshjes që po luhet në Minsk.
Ai shënoi me goditje nga 18 metra distancë. Bjellorusia e Shqipëria po takohen në kuadër të Ligës C të Ligës së Kombeve.