Sport

Shembet tribuna gjatë ndeshjes së basketbollit në Egjipt, afro 30 të lënduar

Shembja e tribunes ne Egjipt - basketboll

Së paku 27 persona janë lënduar kur një tribunë është shembur pjesërisht gjatë një ndeshje basketbolli në kryeqytetin e Egjiptit, Kajro, njofton “CBSNews”.

Zyrtarët thonë se pjesë të ulëseve kanë rënë mbi spektatorët, gjatë ndeshjes së Superkupës mes Al-Ahlyt dhe Ittihadit, ndërsa ka pasur edhe një stampedo në tribuna.

Ndeshja në palestrën “Hassan Moustafa” është ndërprerë pas kësaj ngjarje.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë së Egjiptit, Hossam Abdel-Ghaffar, ka thënë se shumica e të lënduarve janë me eshtra të thyer. Ai ka thënë se nuk ka persona që janë në rrezik për jetë.