Sport

Shaqiri asiston, por Chicago pëson humbje

Xherdan Shaqiri - Chicago

Mesfushori kosovar Xherdan Shaqiri ka vazhduar me paraqitje të mira në ligën MLS në SHBA.

Shaqiri të shtunën mbrëma asistoi një gol, por ekipi i tij Chicago Fire pësoi humbje 3:2 ndaj Torontos në udhëtim.

Shaqiri e asistoi golin e parë të Chicagos në minutën e 52-të ndërsa u ndëshkua edhe me karton të verdhë. Ai luajti tërë ndeshjen.

Shaqiri në 12 ndeshje në MLS këtë stinor ka shënuar tre gola dhe i ka asistuar dy të tjerë. Ai është transferuar te Chicago nga Lyoni.

Chicago pas 14 ndeshjeve i ka vetëm 11 pikë dhe zë vendin e fundit. Chicago nuk ka fituar në 10 ndeshjet e fundit.