Sport

Sejdiu lavdëron paraqitjen e Prishtinës ndaj Feronikelit

Trajneri Gani Sejdiu ka lavdëruar paraqitjen e Prishtinës në fitoren ndaj Feronikelit.

Për ish-trajnerin e shumë skuadrave kosovare, kryeqytetasit lufta për titull të kampionit ka përfunduar.

Trajneri nga Mitrovica tha se Prishtina do të arrijë të fitojë titullin kampion.

“Është pritur fitore e Prishtinës në këtë takim edhe pse në futboll nuk i dihet asnjëherë. Një skuadër me personalitet siç ka treguar Prishtina, nuk ka lejuar të ndodh befasia. Ka qenë një fitore e vështirë dhe me fat pasi Feronikeli ka pasur një paraqitje shumë të mirë. Gjithsesi edhe me barazimin e Dritës dhe Ballkanit, i ka konvenuar Prishtinës. Sa i përket luftës për titull të kampionit besoj që ka përfunduar gjithçka duke e llogaritur edhe formën që ka pasur mendoi se me mërit ka fituar”, deklaroi Sejdiu.