George Russell është skualifikuar nga Çmimi i Madh i Belgjikës pasi mercedesi i tij u tha se ishte nën peshën e lejuar për garë, ka njoftuar Formula 1.
Atij iu mor çmimi, duke iu dhënë Lewis Hamiltonit, derisa formula e Russellit u tha se në fillim peshonte 798 kilogramë, por kur u mat në peshore pas kullimit të rezervuarit, u tha se ishte 796.6 kilogramë.
"Makina u peshua në peshoren e FIA-s brenda dhe jashtë dhe pesha ishte 796.5 kilogramë. Kalibrimi i peshores së jashtme dhe të brendshme u konfirmua dhe u dëshmua nga konkurrenti", u tha në njoftim.
Shefi i Mercedesit, Toto Wolff, u shpreh se ekipi do ta pranojë rezultatin, ndonëse shtoi se kjo s'qe e lehtë për garuesin.
“Është kjo që është, gabim që ka ndodhur. Duhet të mësojmë nga kjo. Si ekip ka më tepër gjëra pozitive, por që për Georgen është goditje e madhe”, thuhet në reagim.
