Eduard Rroca ka shënuar një gol në barazimin dramatik të skuadrës së tij, Istanbulspor. Istanbulspori të mërkurën gjatë ditës ka barazuar 3:3 me Antalyasporin, në kuadër të xhiros së 30-të të elitës së futbollit të Turqisë.
Rroca shënoi në minutën e gjashtë të ndeshjes pas gjuajtjes së saktë nga afërsia. Për të ishte goli i tretë në 19 ndeshje në të gjitha garat. Ai ka edhe tri asistime në këtë edicion. Rroca e nisi edhe aksionin e golit për 3:2 për skuadrën e tij në minutën e 55-të.
Rroca e kompletoi ndeshjen. Valon Ethemi luajti deri në minutën e 84-t. Florian Loshaj e Jetmir Topalli ishin në bankën rezervë. Istanbulspori ka 28 pikë në po aq ndeshje të luajtura, ndërsa është në garë për të mbetur në Superligën e Turqisë edhe për një tjetër edicion.