Ndeshjet e rrethit të dytë të Kupës së Kosovës në futboll do të zhvillohen të mërkurën.
Shorti është hedhur të hënën në Prishtinë.
Të mërkurën do të përballen: Rahoveci - Fushë Kosova, Istogu - Hajvalia, Rinia - Përparimi, Vitia - 2 Korriku, Ulpiana - Dukagjini i Klinës, Kika - Dukagjini i Novosellës, Ballkani - Lugu i Baranit, Ratkoci - Bashkimi i Gjilanit, Ramiz Sadiku - Ferizaj, KEK-u - Bashkimi Koretin, Vushtrria - Onix Banja, Trepça - Dardanët, Galaksia - Vjosa, Dardania - Behari dhe Kosova e Prishtinës - Dushkaja.
Ndeshja Arbëria - Deçani do të luhet të enjten.
Të gjitha ndeshjet do të nisin në orën 13:00 dhe fituesit do të përcaktohen me një ndeshje.