Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani është paraqitur deri në fund të ndeshjes te Napoli që barazoi në shtëpi ndaj Romës me rezultatin 2:2. Kjo ndeshje e zhvilluar të dielën, i takoi javës së 34-t të Serie A.
Rrahmani në minutën e 75-të u ndëshkua me karton të verdhë. Ai do t’i mungoj Napolit në ndeshjen e ardhshme.
Paulo Dybala kaloi Romën në epërsi në minutën e 59-të nga penalltia. Napoli u kthye me dy gola. Fillimisht golin e barazimit e shënoi Mathias Olivera në minutën e 64-t, ndërsa Victor Osimhen shënoi për 2:1 nga pika e bardhë në minutën e 84-t. Por katër minuta në vonë, saktësisht në minutën e 88-të, Roma shënoi golin e barazimit. Goli i Tammy Abrahamit u konfirmua pas rishikimit në sitemin VAR.
Napoli ka fituar 50 pikë nga 34 ndeshje, kurse Roma 59 pikë.
Ndërkohë, mbrojtësi i Shqipërisë, Berat Gjimshiti u paraqit deri në minutën e 57-të te Atalanta që fitoi Empolin me shifrat, 2:0. Ardian Ismajli dhe Etrit Berisha i munguan Empolit shkaku lëndimit. Stiven Shpendi mbeti në stol.
Atalanta ka 57 pikë nga 33 ndeshje, kurse Empoli 31 pikë nga 34 ndeshje.