Sport

Ronaldo kthehet në Torino

Cristiano Ronaldo është rikthyer nga pushimet dhe i është bashkuar stërvitjes së Juventusit në Torino.

Ylli portugez do t’i nënshtrohet testeve mjekësore pas pushimit dhe më pas do t’i bashkohet pjesës tjetër të skuadrës.

Zëvendës-presidenti i klubit bardhezi, Pavel Nedved, konfirmoi më herët se 36-vjeçari do të jetë pjesë e Juventusit edhe për sezonin e ri. Sipas tij, trajneri Allegri pëlqen të luajë me Ronaldon dhe Dybalan në vijën e sulmit.