Sport

Rodri tregon kërkesat e Pep Guardiolas

Rodri

Rodri

Mesfushori Rodri është pjesë e skuadrës së Manchester Cityt, të drejtuar nga Pep Guardiola. Rodri luan edhe për përfaqësuesen e Spanjës që drejtohet nga selektori Luis de la Fuente. 

28-vjeçari të hënën në një intervistë për “The Guardian” ka treguar dallimet e lojës në Angli dhe në Spanjë. 

“Nëse mendoni për futbollin anglez, nuk mendoni për futbollin e Pep Guardiolës. Por të luash futbollin e tij brenda futbollit anglez ka kërkesa të veçanta. Më duhej të përshtatesha me një futboll që ishte më dinamik, më fizik, dhe më i shpejtë. 

Është një pozicion i rëndësishëm, veçanërisht mënyra se si luajnë City dhe Spanja. Përpiqem t’i jap lëvizje lojës me ritëm më të shpejtë. Pep është një trajner që kërkon vëmendjen dhe mirëkuptimin tuaj.

Si mesfushor, nuk ke shumë nevojë të mësosh punën praktike, megjithëse është gjithmonë e dobishme”, u shpreh Rodri.

Rodri në “Euro 2024” ka zhvilluar katër ndeshje dhe ka shënuar një gol. Golin e realizoi ndaj Gjeorgjisë në një të tetën e finales.