Nottingham Foresti është në bisedime me Bayern Munichun për mbrojtësin e krahut të majtë, Omar Richards.
Skuadra që u promovua në Premier Leaguen e Anglisë këtë vit është e gatshme t’i shpenzojë 10 milionë euro për transferimin e tij, ka shkruar “Sky Sports” të mërkurën.
24-vjeçari iu bashkua bavarezëve nga Readingu në verën e kaluar dhe nënshkroi kontratë katërvjeçare.
Megjithatë, Richards nuk pati shumë hapësira te gjiganti i Bundesligës gjermane. Luajti vetëm 17 ndeshje në të gjitha garat dhe e pati vetëm një asistim.