Sport

Rexhepi thotë se po u mungon edhe fati

Trajneri i Feronikelit 74, Xhengis Rexhepi, ka thënë pas ndeshjes së humbur 1:0 nga Llapi në udhëtim, se skuadrës së tij po i mungon edhe fati.

“Jam lodhur duke dhënë deklarata vazhdimisht se po luajmë mirë. Po çalojmë te goli. Ne kishim rastet tona dhe nuk i shfrytëzuam. Provuam edhe nga loja, por për nga angazhimi, unë mburrem me futbollistët që i drejtoj. Ne deshëm ta fitojmë lojën, por në ballafaqimet e fundit edhe fati nuk ka qenë në anën tonë, pavarësisht lojës së mirë që po bëjmë”, është shprehur Rexhepi për “ArtMotion”.