Sport

Rexhepi largohet nga Feronikeli 74

Trajneri Xhengis Rexhepi ka njoftuar se është larguar nga Feronikeli 74, me kërkesë të kryetarit të klubit.

Në një shkrim në Facebook, Rexhepi ka thënë se kërkesën e ka pranuar pa hamendje.

“Për mua, më e rëndësishme është se klubi pas përfundimit të gjysmësezonit vjeshtor, është në mesin e tabelës dhe shumë më afër skuadrave që garojnë për dalje në Evropë, se sa ato që janë në luftë për ekzistencë! Ekipit të Feronikeli 74' i dëshiroj shumë suksese në vazhdim të kampionatit”, ka shkruar ai.

Pas 18 xhirosh këtë edicion, Feronikeli është i shtati me 21 pikë të tubuara.