Trajneri i Feronikelit ’74, Xhengiz Rexhepi, ka thënë pas ndeshjes se kartoni i kuq i Behar Maliqit në fillim të ndeshjes, ndikoi që skuadra e tij të mposhtet nga Prishtina.
Ai theksoi më pas se skuadrës nga Drenasi i duhen edhe disa lojtarë tjerë cilësorë në skuadër, por shtoi se do të përmirësohen në vazhdim.
“Duke pasur parasysh që jemi skuadër e re e formuar, patëm kundërshtar të fortë për fillim të edicionit në Superligë. Kartoni i kuq na vështirësoi punët për të marrë rezultat pozitiv. Deri në ato momente kishte iniciativë të lehtë të Prishtinës por ishim mirë si skuadër. Qëllimi ishte të presim. Deri te kartoni i kuq luajtëm ndeshje të mirë. Me një lojtar më pak është problem ndaj Prishtinës sepse ka bërë skuadër të fortë dhe do të luajë për kreun e tabelës. Por në futboll gjëra të tilla ndodhin. Djemtë bënë gjithçka. Jam i kënaqur me angazhimin e tyre. Është xhiroja e parë. Ngadalë do të përmirësohemi dhe do të vijmë te fitoret”, ka deklaruar për “ArtMotion” trajneri i Feronikelit ’74.