Trajneri i Feronikelit ’74, Xhengis Rexhepi ka thënë se ekipi tij ka arritur fitore shumë rëndësishme.
Skuadra nga Drenasi shënoi fitore 1:0 ndaj Gjilanit të shtunën.
“Ishte fitore e rëndësishme pas dy disfatave në udhëtim. Ishte ndeshje e vështirë, pasi nuk kishim njohuri për kundërshtarin. Kemi bërë përgatitje për aq sa kishim informacione. E dinim se do të ishte ndeshje e rëndë, pasi Gjilani është në riorganizim. Pjesa e parë ishte disi më e barabartë, por në pjesën e dytë ishim më kërkues dhe shënuam golin e fitores”, ka thënë Rexhepi.