Trajneri Xhengis Rexhepi ka thënë se Feronikeli 74 po luan mirë dhe me meritë po merr pikë.
Feronikeli 74 të shtunën fitoi ndaj Fushë Kosovës, 3:0.
“Si skuadër në tërësi bëmë paraqitje të mirë. 5-10 minutat e para të ndeshjes patëm probleme sepse Fushë Kosova në mesfushë ishte agresive. Me agresivitet u kundërpërgjigjëm dhe me kalimin e kohës, u munduam ta qarkullojmë topin. Jemi të shpejtë në lëvizshmëri të topit. Posa hyri kjo në sistem, loja na takoi neve dhe e kontrolluam atë. Kemi shënuar tre gola por edhe kemi humbur disa raste. Në përgjithësi, jam i kënaqur me lojën e futbollistëve. Duam që njësoj të vazhdojmë. Feronikeli po luan mirë, dhe kur luan mirë, rezultatet nuk mungojnë. Fituam me plot meritë”, është shprehur Rexhepi për “ArtMotion”.