Elvis Rexhbeçaj së shpejti pritet të zyrtarizohet nga skuadra e Augsburgut të Bundesligës gjermane.
Mesfushori nga Prizreni do të jetë pjesë e Augsburgut për katër vjetët e ardhshëm, ndërsa Augsburgu do të paguajë dëmshpërblim prej 2 milionë eurosh, ka mësuar KOHA nga burimet afër lojtarit.
Kjo shumë e parave mund të rritet edhe më shumë në bazë të bonuseve.
Për Rexhbeçajn interesim kanë shprehur edhe Besiktasi, Sampdoria, Genoa, Schalke, Werderi e Stuttgarti.
Në sezonin e kaluar, mesfushori 24-vjeçar luajti në 36 ndeshje me skuadrën e Bochumit si i huazuar nga Wolfsburgu që e ka kartonin e tij. Pati dy asistime.
Rexhbeçaj si i huazuar ka luajtur edhe te Koelni.