Elvis Rexhbeçaj është futbollisti i radhës shqiptar që së shpejti mund të debutojë në Bundesligën e Gjermanisë.
Rexhbeçaj 19-vjeçar është duke u zhvilluar te Wolfsburgu, dhe skuadra me emër të dielën ka dhënë sinjal se llogarit seriozisht në të për të ardhmen. Wolfsburgu i ka ofruar kontratë profesionale Rexhbeçajt, ndërsa mesfushori defanziv ka firmosur për të qenë pjesë e klubit deri në vitin 2020, shkruan sot “Koha Ditore”.
Rexhbeçaj në vitin 2010 kaloi te Wolfsburgu nga Brandenburgu, dhe te klubi i madh ka kaluar të gjitha grupmoshat. Verën e kaluar u bashkua me ekipin U-23, ndërsa deri më tani ka luajtur 20 ndeshje në Regionalliga, që është kategoria e katërt gjermane.
Ai në fakt tashmë llogaritet pjesë e ekipit të parë të Wolfsburgut, dhe nuk pritet të shkojë shumë kohë para se të debutojë në Bundesligë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.