Referi danez i hendbollit, Jesper Madsen, është dashur të nxjerret nga fusha e lojës për herë të dytë brenda 16 ditëve. Ai kishte marramendje gjatë ndeshjes të ligës daneze mes Aalborgut dhe Holstebros.
Për dallim prej rastit të parë, këtë herë Madsen e vërejti që diçka nuk është në rregull dhe u ul në fushën e lojës. Madsen fillimisht kishte kolapsuar në ndeshjen e Ligës së Kampionëve mes Veszpremit dhe Sporting Lisbonës.
Edhe të shtunën ai u largua nga arena me barelë. Mads Hansen e vazhdoi lojën i vetëm, njëjtë si para dy javësh.
Kontrollimet shtesë të Madsenit nuk kanë treguar ndonjë problem serioz. Ai ka thënë se nuk ka pasur ndonjë problem të tillë në të kaluarën.