Sport

Rashica mposht Mujën në hapje të edicionit

Milot Rashica

Milot Rashica e ka nisur me fitore edicionin 2024/2025 të Superligës së Turqisë. Rashica luajti deri në minutën e 89-te për Beshiktashin që mposhti Samsunsporin me rezultatin 2:0. 

Rafia Silva në minutën e 31-të realizoi për 1:0, ndërsa pesë minuta më pas mbrojtësi brazilian Gabriel Paulista e shënoi golin e dytë për Beshiktashin. 

Te Samsunspori sulmuesi tjetër kosovar Arbnor Muja luajti deri në minutën e 62-të. 

Ernest Muçi i Beshiktashit mbeti në stol. 

Ndërkohë, Fidan Aliti dhe Florent Hadërgjonaj janë paraqitur deri në fund të takimit për Alanyasporin që barazoi në shtëpi ndaj Eyupspor me rezultatin, 1:1.