Sport

Rashica mbërrin në Stamboll

Gjatë orëve të para të së enjtes, futbollisti kosovar Milot Rashica ka mbërritur në aeroportin e Stambollit, për t’i kompletuar detajet e fundit para transferimit te Galatasaray.

Në aeroport, Rashica u prit nga dhjetëra tifozë të Gallatas.

"Është diçka e mirë të jesh në Galatasaray. Galatasaray është klub shumë i mirë. Jam shumë i lumtur", ka thënë Rashica. 

26-vjeçari do të luajë si i huazuar për një sezon në Turqi nga Norwichi.

Galatasaray transferoi edhe Mauro Icardin, dhe është pranë marrëveshjes me Juan Matan.