Sulmuesi i krahut, Elbasan Rashani, karrierën e vazhdon në kategorinë e dytë të Spanjës.
31-vjeçari është transferuar nga Clermonti francez te skuadra Elche. Te skuadra spanjolle presin shumë nga lojtari me përvojë që në Ligue 1 të Francës i shënoi 13 gola dhe bëri shtatë asistime në 85 paraqitje.
Rashani i ka 27 paraqitje e pesë gola për Kosovën.