Rahoveci ka arritur të arkëtojë pikët e plota në përballjen e sotme ndaj Dukagjinit, që po lufton për të hyrë në Superligë.
Me ardhjen e trajnerit, Fadil Vuçitërna në krye të KF Rahovecit ka filluar edhe këndellja e kësaj skuadre që po lufton për mbijetesë në Ligën e Parë të Kosovës, transmeton Koha.net.
Ishte Astrit Berisha që shënoi dy golat e fitores në takimin e sotëm. Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se ai shënoi në minutën e 2 dhe 30.
“Duhet theksuar medoemos, se me ardhjen e Fadil Vuçitërnës po dëshmohet se problemi kryesor në klubin e Rahovecit ka qenë shtabi teknik, dhe futbolldashësit rahovecas me të drejt shpresojnë në ditët më të mira të futbollit për këtë klub”, thuhet në komunikatë.
Kjo ndeshje u zhvilluar në kuadër të xhiros së 19-të, dhe rezultatet e plota janë këto:
Ballkani – 2 Korriku 2:3
Flamurtari – R. Sadiku 3:0
Rahoveci – Dukagjini 2:0
KEK-u – Kosova (P) 2:3
Istogu – Vitia 1:1
Ulpiana – Vellaznimi 1:1
