Newcastle United është eliminuar nga “Carabao Cup” nga Nottingham Forest 3:1, skuadër kjo që garon në Ligën e dytë të Anglisë.
Pas këtij eliminimi befasues, problemet për trajnerin Rafa Benitez, janë rritur te skuadra angleze, transmeton KTV.
Fillimisht pas ndeshjes, në dhomat e zhveshjes ka pasur pakënaqësi nga lojtarët dhe stafi, rreth paraqitjes në këtë takim.
Për Benitezin, humbja ndaj Nottinghamit, mund t’i rrezikojë të shkarkohet nga drejtuesit e klubit.
Përveç kësaj Benitezi, është shprehur i pakënaqur edhe me afatin kalimtar të verës, me drejtuesit e klubit, të cilët nuk i kanë sjellë atij futbollistët e kërkuar.