Trajneri i Bashkimit, Dragan Radoviq beson se fitorja e parë e ndeshjeve finale ndaj Prishtinës do ta udhëheqë ekipin e tij drejt titullit.
Bashkimi sot fitoi përballjen e parë e serisë finale si mysafir i Prishtinës me dhjetë pikë epërsi, 66-76.
“Erdhëm me dëshirën për të luajtur fort prej fillimit dhe ia dolëm mbanë duke fituar ndeshjen. Patëm dëshirë të madhe për fitore dhe përgëzoj ekipin për angazhimin që tregoi. Besoj se kjo fitore do të na udhëheqë drejt fitoreve tjera në këtë seri finale”, ka thënë ai për Koha Ditore.
Kujtojmë se ndeshjen tjetër Bashkimi e luan si vendas në palestrën “Sezai Surroi”, ndërsa për t’u shpallur kampion duhet të arrijë edhe dy fitore të tjera ndaj Prishtinës.