Sport

Qlirim Avdulli, përforcimi i radhës i Ulpianës

Ulpiana vazhdon të përforcohet për stinorin pranveror.

Skuadra nga Lipjan që garon në Superligën e Kosovës në futboll, të hënën ka prezantuar futbollistin, Qlirim Avdulli, i cili edhe në të kaluarën ka qenë pjesë e Ulpianës.

Ai ka firmosur për gjashtë muaj me mundësi vazhdimi edhe për një vit.

Në stinorin vjeshtor, Avdulli ishte te Drenica, kurse më herët ka luajtur edhe tek Arbëria.

Në javën e kaluar, Ulpiana ka prezantuar edhe mbrojtësin kroat Domagoj Franic, mesfushorin argjentinas Gonzalo Ivan Zarate Fagiuoli dhe portierin Andi Thaqin.