Egzon Qerimi ka shënuar gol për skuadrën e Ulpianës që po luan kundër liderit, Ballkanit në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan.
Të udhëhequrit e Fadil Ademit kaluan në avantazh në minutën e 20-të të ndeshjes.
Qerimi shënoi nga gjuajtja e lirë, ndërsa topi preku rrjetën falë edhe një devijimi të murit të gjallë.