Gazetarja dhe komentatorja e sportit, Qeqa Krelani, ka deklaruar se Malisheva dhe Ulpiana kanë hyrë në Superligë me plotë meritë.
Krelani më shumë është ndalë te Malisheva dhe disa futbollistë, që sipas saj do të mund të luajnë pa problem në Superligë.
“Unë kam pritur që Ulpiana dhe Malisheva të hyjnë në Superligë, pavarësisht preferencave të mija që kanë qenë. Malisheva ka treguar me të vërtetë se është pjesë e Superligës me të drejta të plota, duke u bazuar në përformancën e secilit futbollistë. Madje thash që Malisheva e gjeti Lewandowskin dhe Mbappen. Unë jam e bindur që djaloshin me numrin nëntë do ta provokojnë shumë klub të Superligës dhe do ta kërkojnë”, tha Krelani në “Sportin Total” të KTV-së.